Getinjo për vrasjen e shtatzënës në QKUK: Mos i fusni të gjithë burrat në një ‘thes’

Getinjo për vrasjen e shtatzënës në QKUK: Mos i fusni të gjithë burrat në një ‘thes’

14:32, 01/12/2022

Artisti i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka reaguar në lidhje me vrasjen e mbrëmshme të një 35 vjeçare shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

E njëjta dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, Sokol Halili, me të cilin kishin qenë të ndarë tash e disa muaj.

Policia ndërkohë ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e tij dhe se për çdo informatë të kontakojnë në numrin e telefonit: 192.

Getinjo nga ana tjetër në postimin e ndarë në rrjete sociale, theksoi se nuk duhet t’i fusin të gjithë meshkujt në një ngjarje të tillë, por që duhet të dënohen veprat e këqija e njerëzit që bëjnë krime – pa marrë parasysh gjininë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco