Hailey Bieber, përgënjeshtron thashethemet për shtatzëninë dhe zbulon problemin shëndetësor

Hailey Bieber, përgënjeshtron thashethemet për shtatzëninë dhe zbulon problemin shëndetësor

13:18, 30/11/2022

Hailey Bieber  ka mohuar zërat që kanë qarkulluar së fundmi se ajo është në një pritje të ëmbël. 

Bashkëshortja e Justin Bieber  ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram se barku i saj i fryrë nuk është si pasojë e shtatzënisë, por e një problemi shëndetësor me të cilin po përballet.

Siç ka bërë të ditur, modelja ka një kist në vezore, i cili në fakt është sa një mollë.

Me një histori të publikuar, Hailey Bieber ka zbuluar problemin e saj dhe ka publikuar një foto ku shfaqet me barkun e fryrë.

“Kam një kist në vezore sa një mollë. Nuk kam as endometriozë, as vezore policistike, por më parë kam pasur kist dhe nuk ka qenë aspak e këndshme”,ka shkruar ajo në postimin e saj.

Madje, ajo ka përmendur se ky kist specifik e shqetëson shumë, pasi i shkakton të përziera, ngërçe, fryrje, ndërsa disa herë ndihet shumë e pambrojtur emocionalisht.

“Jam e sigurt që shumë prej jush e dini dhe mund të më kuptoni”, u shkruan ajo ndjekësve të saj femra.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco