Detaje të reja të zgjidhjes së divorcit mes Kim K dhe Kanye

Detaje të reja të zgjidhjes së divorcit mes Kim K dhe Kanye

09:36, 30/11/2022

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur marrëveshje për divorcin e tyre, sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara në Los Angeles.

Ish-çifti do të ketë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre, të cilët janë të moshës nga tre deri në nëntë vjeç.

Reperi, do t’i japë ish-gruas 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, dhe ata do të ndajnë në mënyrë të barabartë koston e sigurisë private të fëmijëve të tyre, shkollimin privat dhe universitetin.

Dokumentet e gjykatës të depozituara të martën kërkonin miratimin e gjyqtarit për kushtet, të cilat janë rënë dakord nga ish-çifti.

Artisti dhe Kardashian kishin një marrëveshje paramartesore dhe e kishin mbajtur pronën e tyre kryesisht të ndarë.

Në mars të këtij viti, një gjyqtare i shpalli ata ligjërisht beqarë me kërkesë të Kim, shkruan Sky News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco