E dëgjojmë te kënga 'Mora fjalë' kur thotë 'Radio Dodona', a e dini i kujt është ky zë?

E dëgjojmë te kënga 'Mora fjalë' kur thotë 'Radio Dodona', a e dini i kujt është ky zë?

21:00, 28/11/2022

'Mora fjalë' quhet një nga këngët më të dëgjuara shqipe, sidomos, kur vijnë festat e nëntorit, apo, data 17 shkurt.

Ky projekt muzikor, interpretohet nga këngëtarja e madhe, Shkurte Fejza.

Mirëpo, në kanalin Youtube të këngëtares, para se të nis kënga, dëgjohet xhingla 'Radio Dodona', e cila është bërë pjesë e pandashme e këngës.

Kush e këndon 'Mora fjalë', nuk e nis pa xhinglën 'Radio Dodona', te minuta 0:57 e këngës.

Por, a e keni menduar se i kujt është zëri që e thotë këtë xhingël?

Syri.net Kosova mëson se zëri është i profesoreshës Mimoza Doko, e cila dikur ka punuar edhe në Radio Dodona dhe njihet për një karrierë të bujshme, qoftë në gazetari, qoftë si profesoreshë universitare.

Në një bisedë për Syri.net, profesoresha Doko, tregoi se sonte e mësoi për herë të parë që xhingla me zërin e saj, është pjesë e këngës së Shkurtës.

"Nuk e kam ditur, por, tash që e kuptova, është vërtetë emocion i madh që zëri im është përkrah zërit të një këngëtare të madhe" tha ajo.

Image

(FOTO: Mimoza Doko)

E pyetur se a e ka takuar ndonjëherë këngëtaren Shkurte Fejza, ajo tha që jo, por, do donte ta takonte padyshim.

"Po të më jepet mundësia për ta takuar, do ishte shumë kënaqësi, por, unë jam aq pak në atë këngë që sfumohet nga zëri i saj, zëri im" përfundoi ajo.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco