Hera e parë në 8 vjet/ Princi William dhe Princesha Kate drejt SHBA-së

Hera e parë në 8 vjet/ Princi William dhe Princesha Kate drejt SHBA-së

15:33, 28/11/2022

Princi William dhe Princesha Kate do të jenë në SHBA për herë të parë pas tetë viteve, ku do të prezantojnë çmimet mjedisore “Earthshot”, njoftoi sot Kensington Palace.

Rezidenca e princit njoftoi se si pjesë e vizitës, çifti do të takohet me kryetaren e bashkisë së Bostonit, Michelle Wu dhe do të vizitojë Bibliotekën dhe Muzeun Përkujtimor John F. Kennedy, raporton AP.

Sipas raportimeve, çmimi “Earthshot” jepet për arritjet në pesë kategori që përfshijnë mbrojtjen e natyrës, ajrin e pastër, shkatërrimin e mbeturinave, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e oqeanit, dhe fondi i çmimit është 1.2 milionë dollarë.

Fituesit dhe të 15 finalistët do të marrin gjithashtu ndihmë në përsosjen e projekteve të tyre për t’i sjellë ata më afër tregut global.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco