Fifi ka një arsye të fortë pse nuk flet publikisht për djalin e Adisit dhe Adrolës

Fifi ka një arsye të fortë pse nuk flet publikisht për djalin e Adisit dhe Adrolës

11:44, 28/11/2022

Marrëdhënia Adis-Fifi është një nga më të përfolurat e muajve të fundit. Po aq me interes është edhe marrëdhënia e këngëtares me djalin e Patushit.

Së fundmi e ftuar në “Zemër Luana”, Fifi u përball me pyetjen mbi raportin e saj me Troin, djalin e partnerit.

Për herë të parë në një intervistë ajo zbuloi që ka marrëdhënie shumë të mira me djalin e tij, duke mos dashur të zgjatet për të mos e përfshirë atë në vëmendjen mediatike.

Kujtojmë që Troi është djali i Adis Patushit të cilin e ka me modelen e njohur, Adrola Dushi. Fifi dhe Adisi kanë qenë në së bashku së fundmi në festën e Xhensila Myrtezajt. Në të njëjtën festë ka qenë edhe ish-bashkëshortja e Adisit, Adrola Dushi.

Për tu rikthyer, Adisi poston shpesh në rrjetet sociale me Troin, ku në atë të fundi më herët mori vëmendje komenti i Fifit.

Këngëtarja komentoi disa zemra në postimin e Adisit me djalin e tij, duke treguar kështu mbështetjen e saj dhe raportin që ka me djalin e partnerit të saj.

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco