Paris Hilton me të shoqin në një udhëtim romantik, 'arratisen' në një ishull magjepsës

Paris Hilton me të shoqin në një udhëtim romantik, 'arratisen' në një ishull magjepsës

10:19, 28/11/2022

Paris Hilton dhe Carter Reum po festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës, të cilin çifti e shënoi me një udhëtim romantik në Maldive.

Paris ka ndarë me ndjekësit e saj një seri fotosh ku shihet çifti i lumtur në një plazh me rërë.

“Kam qenë në të gjithë botën dhe kam ndalur në vendet më të bukura, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka shkruar Paris krahas fotove dhe në postim ka etiketuar kompleksin hotelier Waldorf Astoria Maldives Ithaafushi.

Hoteli është pjesë e zinxhirit Hilton, dhe çmimi i një nate shkon mbi 2500 dollarë.

"Ky ishull privat është parajsa mbi tokë! Është kaq i bukur, romantik dhe relaksues këtu. Ndjenja këtu është si një ëndërr. Ndihem shumë me fat dhe e bekuar që jam këtu me dashurinë time për të festuar përvjetorin tonë", përfundoi ajo.

Paris ka pozuar me rroba banje të kuqe dhe me pamjen e saj ka gëzuar ndjekësit.

Kujtojmë, ylli i reality u martua vitin e kaluar në Los Angeles pas dy vitesh lidhje. Kjo ishte fejesa e saj e katërt, dhe e para që çoi në martesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco