Pete Davidson dhe EmRata bëjnë daljen e parë publike si çift (FOTO)

Pete Davidson dhe EmRata bëjnë daljen e parë publike si çift (FOTO)

09:40, 28/11/2022

Harrojini daljet në tapetin e kuq dhe darkat luksoze, Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski preferojnë t’i bëjnë gjërat pak më të thjeshta.

Pas disa javësh thashetheme për një romancë, dyshja e famshme së fundmi ndoqën një ndeshje të New York Knicks në Madison Square Garden, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë publike si çift.

Ka qenë llogaria zyrtare në Instagram e skuadrës së basketbollit, e cila ndau një foto të Davidson dhe Ratajkowski duke shijuar ndeshjen.

Siç duket edhe nga fotot dyshja duken shumë të afërt dhe të qeshur me njëri-tjetrin.

Modelja kishte veshur një xhup të fryrë ngjyrë kafe, xhinse dhe çizme me lëkurë gjarpri deri tek gjuri, ndërsa Davidson kishte veshur një palë tuta blu.

Kjo natë takimi më e fundit vjen pas raportimeve se çifti festoi së bashku “Ditën e Falënderimeve”. Modelja dhe komediani u panë në sfondin e një darke Friendsgiving me shefin e markës së Bumble javën e kaluar përpara se postimi të fshihej me shpejtësi.

Ata u panë së bashku për herë të parë në ditëlindjen e 29-të të Davidson. Paparazzi e ndoqi Ratajkoëski-n deri te dera e një ndërtese ku ajo u pa duke u përqafuar me komedianin.

Kjo romancë e Pete Davidson vjen pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Nga ana tjetër edhe Ratajkowski u nda me bashkëshortin e saj prej tre vitesh Sebastian Bear-McClard në korrik pas raportimeve të shumta se ai kishte tradhtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco