Një tjetër film shqiptar tashmë në 'Netflix'

Një tjetër film shqiptar tashmë në 'Netflix'

18:57, 27/11/2022

Adriana Matoshi ka arritur një tjetër sukses. Një nga filmat shqiptarë ku ajo luan njërin prej roleve kryesore është tashmë në Netflix. Bëhet fjalë për filmin “Cold November” (Nëntor i ftohtë). Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja me anë të një postimi në rrjete sociale

"Miqtë e mi, një lajm shumë të mirë dua ta ndaj me ju. Një nga filmat ku kam luajtur njërin prej roleve kryesore, tani keni mundësinë ta shihni në Netflix. Urime Ismet Sijarina, Fatmir Spahiu Bufi, Kushtrim Hoxha. "COLD NOVEMBER", ka shkruar Adriana.

Filmi ka si regjisor Ismet Sijarinën së bashku me Arian Krasniqi, producentët janë Fatmir Spahiu dhe Arian Krasniqi, ndërsa aktorët: Adriana Matoshi, Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu dhe Emir Haxhihafizbegovic.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco