Mariah Carey tregon se fëmijëria e vështirë është arsyeja pse ajo i pëlqen Krishtlindjet

Mariah Carey tregon se fëmijëria e vështirë është arsyeja pse ajo i pëlqen Krishtlindjet

18:44, 27/11/2022

Mariah Carey pranon se fiksimi i saj me Krishtlindjet rrjedh nga fëmijëria e saj e vështirë.

“Kur të rritesh me një jetë të rrëmujshme dhe atëherë je në gjendje të kesh këtë transformim ku mund ta bësh jetën tënde atë që dëshiron të jetë? Ky është gëzim për mua”, tha këngëtarja 52-vjeçare e “All I Want for Christmas Is You”, për revistën W të premten.

“Kjo është arsyeja pse unë dua që fëmijët e mi të kenë gjithçka që mund të kenë. Unë dua që ata të jenë në gjendje të kuptojnë se ata mund të jenë gjithçka që duan të jenë”.

Carey shtoi se ajo e di se njerëzit priren ta shohin atë si “aq festive” ose “vajza e Krishtlindjeve”, por ajo tha se e ka marrë rolin sepse festa e bën atë me të vërtetë “të lumtur” – gjë që nuk e ka ndjerë gjithmonë.

“Njerëzit mendojnë se kam pasur një stil të jetës si princeshë apo çfarëdo tjetër, një lloj ekzistence përrallore dhe kjo nuk është ajo”, ka shpjeguar këngëtarja e “Fantasy”.

Fituesja e “Grammy”-t ka dhënë disa detaje rreth jetës në një libër që publikoi në vitin 2020, duke shtuar se vëllai i saj ishte shpesh ‘abuziv’ saqë njëherë thirri policët kundër tij për përpjekjen për të lënduar nënën e tyre.

Krahas kësaj, ajo do të organizojë një shfaqje feshtash në Madison Square Garden muajin e ardhshëm. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco