Duda Balje, deputetja që sjell çdo herë fotosesione me veshje kombëtare për festën e Flamurit

Duda Balje, deputetja që sjell çdo herë fotosesione me veshje kombëtare për festën e Flamurit

17:35, 27/11/2022

Deputetja e CDU-së, Duda Balje është njëra ndër deputetet e Kuvendit të Kosovës, që përkujdeset që çdo festë të flamurit ta festojë në mënyrë të veçantë. Madje, Balje sjell edhe sesione me fotografi të ndryshme me veshje kombëtare shqiptare. Përveç që ka uruar festën e 28 Nëntorit, ajo ka dhënë detaje nga realizimet e veshjeve tradicionale dhe si ndjesitë që ia japin ato.

Kryetarja e SDU-së, Duda Balje, e cila ka 14 vite që është pjesë e Kuvendit të Kosovës çdo festë të flamurit sjell sesione me fotografi të ndryshme e veshur me veshje kombëtare shqiptare.

Balje për ka treguar se ku inspirohet për të sjellë fotografi të tilla.

Duda Balje për 28 Nëntor 2022

Çdo herë me simbolikë artistike e mundohem të jem pjesë e festave, mundohem që kreativiteti i kreatorëve e fotografëve dhe idetë e mia të jenë pjesë e gëzimit të festave” – tha Balje.

Duda Balje për 28 Nëntor 2021

Deputetja e Kosovës, e cila është me origjinë boshnjake, tutje shton se ndihet shumë krenare kur i vesh veshjet kombëtare shqiptare.

Sipas saj me veshjet kombëtare gërsheton traditën, të bukurën e kulturën.

Kur vesh veshjet kombëtare kam ndjenjën se gërshetoj traditën, të bukuren, kulturën e pasur që kanë trevat tona“- nënvizoi Balje.

Balje thekson se 28 Nëntori është Dita e Flamurit të vendit të saj dhe feston me njerëzit që punon e jeton.

Data 28 Nëntor është dita e flamurit të vendit tim dhe sot unë festoj së bashku me njerëzit që punoj e jetoj, me miqtë e kolegët shqiptarë festën e tyre” – shton ajo.

Duda Balje për festën e Flamurit uron shqiptarët për më shumë forcë, tolerancë e suksese të tjera.

“Ju uroj të gjithëve fat dhe që çdo vit ta festoni këtë ditë më të fortë, me më shumë forcë për bashkim, një prag më të madh tolerance dhe forcë më të madhe në luftën për suksese të reja” – përfundoi ajo.

Ndryshe, nesër shënohet dita e 28 Nëntorit, ditë kjo e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco