Sam Smith pozon pa komplekse para pasqyrës duke treguar tatuazhet dhe trupin jo në formë

Sam Smith pozon pa komplekse para pasqyrës duke treguar tatuazhet dhe trupin jo në formë

11:00, 25/11/2022

Sam Smith dukej po aq i sigurt sa kurrë më parë teksa pozoi për një ‘selfie’ para pasqyrës të mërkurën.

Këngëtari 30 vjeçar, i cili është deklaruar se ka kaluar në gjininë asnjanëse, tregoi tatuazhet e tij të shumta teksa pozonte gjatë qëndrimit të tij në New York.

Sam ka qenë prej kohësh i hapur në lidhje me çështjet e besimit të trupit të tij dhe më parë zbuloi se ai po mësonte t’i donte linjat e tij të trupit, shkruan DailyMail.

Në imazhin e zjarrtë, Sam tregon fizikun e tij gjersa ishte i veshur vetëm me një palë pantallona xhinse dhe çorape.

Sam pozoi me krahun e tij lart dhe vuri në pah tatuazhet e shumta duke përfshirë një zog në krah dhe tatuazhin e barazisë në gishtin e tij.

Smith më vonë publikoi një ‘selfie’ nga një shëtitje përgjatë bregdetit në New York, duke pozuar me një xhaketë lëkure të zezë dhe syze dielli të stilit ‘vintage’.

Interpretuesi i hitit “Stay With Me” zbuloi më parë në vitin 2019 betejën e tij me besimin në trup dhe se si ai vuante duke mos ngrënë në mënyrë që të qëndronte në peshë për setet e tij fotografike.

“Në të kaluarën, nëse kam bërë ndonjëherë një sesion fotografik, e kam ngordhur veten për një javë dhe më pas kam zgjedhur dhe nxitur çdo fotografi dhe më pas normalisht e kam hequr foton”, kishte thënë Sam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco