Bora Zemani me paraqitje spektakolare në hapjen e 'Dancing With the Stars'

Bora Zemani me paraqitje spektakolare në hapjen e 'Dancing With the Stars'

21:48, 07/10/2022

Programi më popullor i kërcimit në botë, “Dancing With the Stars” tashmë ka filluar edhe në Shqipëri.

Akoma pa nisur, DWTS ka premtuar spektakël, argëtim e po ashtu dhe emocione të forta për publikun.

Hyrja e këtij shou është bërë në mënyrë të veçantë, me paraqitje të mrekullueshme të drejtueses së këtij programi, Bora Zemani.

 

Ajo ka shkëlqyer në arenën e kërcimit së bashku me balerinët profesionistë të këtij spektakli.

Të pranishëm në këtë janë një sërë personazhesh të njohur si: Sara Hoxha, Elhaida Dani, Isli Islami, Salsano Rrapi, Elona Duro, Julka Gramo etj.

Sa i përket jurisë, kryetar jurie është balerini i njohur Kledi Kadiu, shoqëruar nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari dhe Armand Peza.

Besohet se ky do të jetë një nga spektaklet që do të thyejë çdo rekord shikueshmërie. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco