Fat Joe thotë se nuk do të ndryshojë emrin e tij edhe pse tani ka humbur shumë peshë

Fat Joe thotë se nuk do të ndryshojë emrin e tij edhe pse tani ka humbur shumë peshë

14:36, 06/10/2022

Reperi legjendar Fat Joe ka humbur shumë peshë gjatë dekadës së fundit. Por ai thotë se definitivisht nuk do të largojë fjalën “i shëndoshë” nga emri i tij.

“Si biznes kam shpenzuar kaq shumë miliona e miliona dollarë për marketingun e Fat Joe, saqë nuk do të ishte e mençur të ndryshoja emrin tim tani”, tha ai.

Ndërkohë, reperi i famshëm tha se e ka fituar emrin me çmimin e disa ngacmimeve mjaft serioze.

 

“Unë u rrita në projekte ku nuk kishte filtër”, tha reperi 52 vjeç.

Duke krahasuar ushqimin me drogën, ai vendosi se kishte arritur në fund dhe iu përkushtua dobësimit me ndihmën e një trajneri personal.

Përveç regjimit të tij të stërvitjes, ai rregulloi dietën e tij dhe u përpoq të mbante jashtë syve ushqimin e dëmshëm në rast se i nënshtrohej tundimit

Joe humbi aq shumë peshë sa arriti të shpëtonte nga diabeti, nga i cili vuante ‘që kur isha 14 vjeç’.

Ai i tha Vlad TV se kishte hequr kryesisht karbohidratet përveç mëngjesit dhe në vend të kësaj ishte duke u mbështetur në ushqime të pasura me proteina si biftek, pulë të pjekur dhe karavidhe.

Joe është i martuar me Lorena Cartagena që nga viti 1995 dhe ata kanë tre fëmijë së bashku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco