Iu përkeqësua gjendja në muajin e tetë të shtatzënisë, blogerja e njohur shqiptare shtrohet me urgjencë në spital

Iu përkeqësua gjendja në muajin e tetë të shtatzënisë, blogerja e njohur shqiptare shtrohet me urgjencë në spital

14:25, 06/10/2022

Sara Karaj është në pritje të ëmbël dhe po kalon muajin e tetë.

Blogerja e njohur u përball me një të papritur, gjatë mbrëmjes së djeshme asaj i është keqësuar gjendja dhe është shtruar me urgjencë në spital.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Sara, e cila përmes rrjeteve sociale ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, e cila tashmë është e përmirësuar.

Sara do të qëndrojë në spital deri sa bebi të vijë në jetë, pasi duhet të jetë nën kontrollin e mjekëve.

Postimi i plotë:

Nata e djeshme nuk ishte më e zakonshmja për ne.

Pas plasjes së ujërave, u detyruam të kalonim natën nën survejim, dhe ky do të jetë vazhdimi i këtij rrugëtimi, derisa bebi të vendosi.

Nuk e kisha menduar që në javen e 33 do të isha në këtë situatë, por le të themi që kjo shtatëzani nuk ka qenë e lehtë.

Doja ta ndaja këtë moment me ju, sepse kur erdha këtu dje më kapi një ndjesi e madhe faji, për gjera që mbase i kisha shkaktuar unë nga vrulli i përditshmerisë, por më pas kur erdha këtu zbulova sa gra të tjera jane ne te njejten situate me mua. Ne kushte edhe me te qeta. Nese je dhe ti duke kaluar te njejten situate, nuk je vetem ti’’, thuhet mes tjerash në postimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco