Kevin Spacey në gjyq për akuza të ngacmimit seksual

Kevin Spacey në gjyq për akuza të ngacmimit seksual

11:11, 05/10/2022

Aktori hollivudian Kevin Spacey do të paraqitet në gjyq në New York të enjten që të ballafaqohet me padi civile nga aktori amerikan Anthony Rapp, i cili e akuzon për abuzim seksual kur ai ishte 14 vjeçar.

Spacey, fitues i dyfishë i çmimit Oscar, është larguar nga publiku kur u akuzua për abuzim seksual nga lëvizja  #MeToo në tetor të vitit 2017.

Aktori Rapp, i cili luan aktualisht në serinë “Star Trek: Discovery”, shkroi ankesë në shtator të vitit 2020 kundër Spacey për përfitime dhe ngacmim seksual në një festë në Manhattan në vitin 1986.

Por, Spacey ka mohuar çdo akuzë për ngacmim seksual, shkruan AFP.

Kevin Spacey ka fituar famë botërore në vitet e ’80-ta me filmat “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”, kurse së fundi me serinë e popullarizuar të Netflix, “House of Cards”.

Lëvizja #MeToo u aktivizua në tetor të vitit 2017, kur mbi 80 femra nga industria e filmit akuzuan dhe shkatërruan reputacionin e producentit të famshëm të Hollywoodit, Harvey Weinstein.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco