Gerard Pique zbulon arsyen përse zgjodhi Clara Chia Martin dhe la Shakirën pas 11 vitesh së bashku

Gerard Pique zbulon arsyen përse zgjodhi Clara Chia Martin dhe la Shakirën pas 11 vitesh së bashku

10:38, 05/10/2022

Gerard Pique dhe Clara Chia Marti nuk e fshehin më lidhjen e tyre nga syri i publikut edhe pse futbollisti po vazhdon të luftojë për kujdestarinë e fëmijëve të tij me Shakirën.

Pique dhe partnerja e tij e re e shijuan udhëtimin e tyre në Paris. Së fundmi po përflitet se lojtari ka krahasuar marrëdhëien e tij të mëparshme me këngëtaren dhe të asaj që po përjeton me me Chlarën.

Sipas ‘Caras’, një burim pranë mbrojtësit të Barcelonës ka thënë se vetë lojtari u kishte thënë se “ndihet më i ri”, duke u mburrur për diferencën në moshë mes të dashurës së re dhe ish-it.

Image

Gjatë të njëjtit udhëtim, Pique dhe Clara Chia u fotografuan duke u puthur në një restorant në qytetin francez. Thuhet se restoranti është vendi i preferuar i ngrënies së Shakirës.

Lufta mes Piques dhe Shakirës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre duket se nuk ka fund. Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, janë përfolur shumë se çfarë do të ndodhë me fëmijët.

Image

Nga njëra anë, Gerard Pique është i bindur se Milani dhe Sasha duhet të qëndrojnë në Barcelonë me të për të mos u ndarë nga ai.

Refuzimi për të arritur një marrëveshje nga ana e futbollistit ka shkaktuar polemika, ndërsa Shakira synon të marrë fëmijët me vete në Majami, ku ka një shtëpi dhe ku dëshiron të vazhdojë karrierën e saj muzikore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco