Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West: Je bullizues

Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West: Je bullizues

08:04, 05/10/2022

Shkrimtarja e modës dhe redaktorja e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, ndau mendimet e saj për shfaqjen shumë të diskutueshme të Kanye West në Paris. Ky i fundit filloi t’i shpërndante fotot personale në Instagram dhe të kritikonte stilin e saj të të veshurit. 

Gigi Hadid komentoi në mbrotje të mikeshës së saj, Gabriella-s:

“Do të doje të kishe 1% të intelektit të saj. Madje, nëse ekziston dikush që mund të të ndihmonte në këtë lëmsh që je futur, është ajo. […] Je bullizues dhe një shaka”, i shkroi modelja reperit në Instagram.

Hadid mbështeti redaktoren e Vogue edhe nëpërmjet postimeve në Story, duke e cilësuar “një nga zërat më të rëndësishëm të industrisë”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco