Rrezikoi jetën e balerinës gjatë performancës, Valon Shehu zbulon arsyen: Nuk isha në formën time më të mirë

Rrezikoi jetën e balerinës gjatë performancës, Valon Shehu zbulon arsyen: Nuk isha në formën time më të mirë

15:27, 04/10/2022

Këngëtari Valon Shehu është një ndër konkurrentët e spektaklit të kërcimit “Dance Albania”.

Në puntatën e kaluar, gjatë preformancës së këngëtarit ndodhi një incident i papritur me partneren e tij.

Valoni i frikësoi për një moment anëtarët e jurisë kur vunë re momentin i cili ishte shumë i rrezikshëm. Gjatë performancës, artisti nga Gjakova humbi baraspeshën dhe për pak sa nuk rrezikoi jetën e balerinës e cila ishte ndjerë gjithashtu e frikësuar.

Image

Përgjatë klipit çifti po komentonin incidentin e ndodhur dhe partnerja e Valonit u shpreh se ishte nëqoftëse do të rrëzohej do të kishte qenë fatale për të pasi mund të rrezikonte të thyente shtyllën kurrizore.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco