Luan rolin e një emigranti shqiptar, aktori 11-vjeçar bën histori në 'Oscars'

Luan rolin e një emigranti shqiptar, aktori 11-vjeçar bën histori në 'Oscars'

14:42, 04/10/2022

Caleb Payne ka bërë histori në ‘’Oscars për të rinjët’’.

Aktori 11-vjeçar ka arritur të bëhet aktori i parë afrikano-jugor që fiton një çmim kryesor në 43 vitet që mbahet ceremonia.

Në filmin ‘’Good life’’ me të cilin arriti të triumfojë Caleb luan rolin e Jet, një emigranti shqiptar, 7-vjeç, në Greqi.

Jet përfundon si udhërrëfyes dhe udhëheqës i Olive (luajtur nga Erica Wessels), një vajze 30-vjeçare e cila braktis Afrikën e Jugut dhe kthehet në vendin e origjinës, ku përballet me sjelljen e keqe dhe vështirësitë e të folurit me njerëzit e fshatit të saj grek.

Çmimi i “Akademisë së Artistëve të Rinj”, pra “Oscars për të Rinjtë”, u krijua në 1978 dhe më parë aty kanë triumfuar aktorë si Scarlett Johansson, Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco