E hoqi nga gara e kërcimit pas debatit, Igli Zarka thumbon publikisht Ilir Shaqirin

E hoqi nga gara e kërcimit pas debatit, Igli Zarka thumbon publikisht Ilir Shaqirin

11:34, 04/10/2022

Pas performancës së Iglit mbrëmjen e djeshme, Ilir i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë dhe se askush nuk e ka shtyrë të vijë këtu me detyrim. Pas deklaratës së Ilirit, Igli i është kthyer duke i thënë se ai nuk është mësuar që të luajë me veten.

Mbrëmjen e djeshme aktori Igli Zarka u eleminua nga gara e kërcimit “Dance Albania” me verdiktin e Ilir Shaqirit.

Vendim që nuk u prit aspak mirë nga Igli i cili  iku pa i dhënë dorën as moderatores Alketa Vejsiut.

Performancën e Iglit Iliri e konsideroi të dobët dhe Iglin një nxënës të tij i cili nuk di as të dëgjojë sipas tij.

 Nga ana tjetër, Igli i kërkoi të fliste si profesionist dhe jo me gjuhë rruge.

Mirëpo gjërat mes tyre mesa duket nuk janë mbyllur këtu. Pas eleminimit Zarka ka thumbuar Ilirin në Instagramin e tij, përmes një statusi ironik.

“Më në fund i lirë, por jo i LIRË,”-shkruan Igli në Instastory.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco