Rregullat strikte që ndjek njëra nga vajzat Kardashian me partnerin e saj

Rregullat strikte që ndjek njëra nga vajzat Kardashian me partnerin e saj

10:26, 04/10/2022

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mund të kenë filluar lidhjen e tyre romantike vetëm në vitin 2021, por ata tashmë kanë qëllime të mëdha për marrëdhënien e tyre.
Për ta mbajtur gjallë lidhjen dhe dashurinë e tyre,ata kanë këto rregulla të rrepta:

1- Ata duhet të tregojnë dashuri për fëmijët e njëri-tjetrit

Të dy vijnë nga martesa me fëmijë ndaj edhe kanë vendosur se fëmijët sëbashku kanë prioritet dhe duhet treguar dashuri pa dallime dhe kufij.

2-Ata nuk flasin keq për ish-et e tyre
Me një familje kaq të madhe dhe të përzier, të dy kanë vendosur një rregull të rëndësishëm për të ndihmuar në lehtësimin e vështirësive të bashkë prindërimit me ish-et.
Ata nuk flasin keq për partnerët e tyre të mëparshëm për asnjë arsye.

3-Travis dhe Kourtney ndjekin një mënyrë jetese të rreptë vegane
Barker është vegani më i rreptë nga të dy dhe Kardashian ka treguar se si stili i tij i jetesës e ka shtyrë atë në udhëtimin e saj të shëndetit dhe mirëqenies.

4-Travis duhet të respektojë prindërit e Kourtney,madje edhe babain e saj të ndjerë
Barker duket se ka një lidhje të ngushtë me Kris Jenner, por ajo nuk ishte i vetmi prind që ai kërkoi miratim për tu martuar me të bijën.
Përpara se të dy të lidhnin kurorë, u zbulua se Barker pyeti Jenner dhe bashkëshortin e saj të ndjerë Robert Kardashian Sr.
Jenner zbuloi se Barker shkoi tek vendi ku prehet ish burri i saj për të kërkuar leje për t’u martuar me vajzën e tij.

5-Ata janë me njëri-tjetrin 24 orë në 7 ditët e javës
Si në prapaskenë ashtu edhe në publik, duket se çifti thjesht nuk ngopen me njëri-tjetrin.
Të dy janë aq të lidhur sa Kardashian madje e ndoqi Barkerin në turneun e tij Blink-182 gushtin e kaluar, duke hyrë në Instagram për ta konsideruar veten si “gruaja e turneut”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco