Igli Zarka 'gropos' Ilirin dhe Alketën

Igli Zarka 'gropos' Ilirin dhe Alketën

09:42, 04/10/2022

Aktori Igli Zarka u eleminua sot nga gara e programit “Dance Albania”.

Ka qenë verdikti i Ilir Shaqirit ai që e përjashtoi nga gara aktorin i cili në fund të garës iku pa i dhënë dorën edhe Alketa Vejsiut, e cila ja drejtoi gjithë mirësjellje dorën e saj.

Gjithçka nisi që me performancën e Iglit, të cilën Iliri e konsideroi të dobët dhe Iglin një nxënës të tij.

Ky i fundit në filmat e përgatitur nga produksioni i kishte cilësuar komentet e Ilirit si një fjalor rruge që nuk i shkonin aspak një anëtari jurie.

Mbrëmja e sotme e programit të kërcimit ngjante fiks si një nga ato mbrëmjet e Big Brother Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco