Meghan dhe Harry largohen nga prona luksoze në Montecito, ku do të shpërngulen 'rebelët' mbretërorë

Meghan dhe Harry largohen nga prona luksoze në Montecito, ku do të shpërngulen 'rebelët' mbretërorë

17:32, 03/10/2022

 “Rebelët” e pallatit mbretëror britanik, Meghan dhe Harry, po paketojnë sërish valixhet, pasi rezidenca në Montecito të Kalifornisë ndoshta nuk është e përshtatshme për ta. Çifti duket se nuk e ka gjetur qetësinë në rezidëncën 14 milionë dollarëshe, e njohur edhe si “Chateau of Riven Rock”.

Çifti i kanë vënë sytë një shtëpie në Hope Ranch, vetëm 8 milje nga Montecito. Thashethemet janë se Duka dhe Dukesha e Sussex ose kanë blerë tashmë një pronë private në Hope Ranch, ose po e kërkojnë atë, pasi e kuptuan se rezidenca Montecito nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme.

Në lagjen “Hope Ranch”, çmimi i pasurive të paluajtshme arrin deri në 22 milionë dollarë. Lagjja e re e mundshme e familjes me katër anëtarë jo vetëm që mburret me objekte luksoze të golfit, por edhe akses në fusha tenisi, zona pikniku dhe shtigje kalërimi. Çifti u transferua në Montecito në vitin 2020.

Ndërsa Montecito është shtëpia e shumë të famshëmve, duke përfshirë Katy Perry, Ellen DeGeneres dhe Jennifer Aniston, lagja private e pasur e Hope Ranch do të jetë një zgjedhje më e qetë për çiftin dhe dy fëmijët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco