Në portretin e ri të Familjes Mbretërore, nuk ka vend për Meghan Markle dhe Princ Harry

Në portretin e ri të Familjes Mbretërore, nuk ka vend për Meghan Markle dhe Princ Harry

11:45, 03/10/2022

Buckingham Palace ka zbuluar një portret të ri të mbretit Charles III, Camilla Parker Bowles, Princit William dhe Kate Middleton.

Image

Dy çiftet pozuan për foton më 18 shtator, një natë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ll.

Portreti, i cili u nda nga familja mbretërore përmes rrjeteve sociale, është realizuar nga fotografi i Getty, Chris Jackson.

Middleton, 40 vjeçe, mahniti me një fustan të zi me mëngë të gjata, të cilin e kombinoi me geta të zeza të tejdukshme dhe taka të zeza. Princesha e Uellsit kompletoi look-un e saj me flokët e saj të stiluar me onde natyrale.

Princi William, gjithashtu 40-vjeç, dukej chic me një kostum klasik, teksa qëndronte pranë babait të tij, 73 vjeç, i cili kishte veshur një kostum pothuajse identik.

Gruaja e Mbretit, 75 vjeçe, gjithashtu ishte veshur me të zeza, duke zgjedhur një fustan elegant që përmbante detaje të qëndisura rreth dekoltesë.

Image

Edhe pse nuk janë fotografuar, disa liderë botërorë, përfshirë presidentin Biden, ishin gjithashtu të pranishëm në Pallatin Buckingham për pritjen para funeralit ku u shkrep fotografia.

Megjithatë, në foton familjare mungonin dukshëm Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët u bashkuan me familjen mbretërore pasi mbretëresha vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Pas funeralit të saj shtetëror më 19 shtator, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike u varros në kapelën përkujtimore të Mbretit George VI në Kështjellën Windsor, pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco