Hailey Bieber shuan kureshtjen: Gëzoj respekt për Selena Gomez

Hailey Bieber shuan kureshtjen: Gëzoj respekt për Selena Gomez

11:49, 29/09/2022

Modelja e famshme Hailey Bieber, njëherësh gruaja e Justin Bieber, ka shuar kureshtjen e fansave duke zbuluar të vërtetën mbi marrëdhënien e saj me ish-të dashurën e burrit të vet, artisten Selena Gomez.

Modelja ka thënë se gëzon respekt për yllin e hitit “Calm Down”, ndërsa shtoi se ka filluar që ta përshëndesë që kur u martua me Justin Bieber në vitin 2018.

“Është respekt. Është dashuri. Asnjëra nga ne nuk i ka borxh tjetrës asgjë, pos respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri të larta për ne”, tha ajo në episodin e së mërkurës në podcastin “Call Her Daddy”.

Pos tjerash, Hailey Bieber ka thënë se beson që edhe publiku e di të vërtetën e historisë së dashurisë në mes saj dhe yllit të muzikës pop.

“Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur dhe ne jemi mirë, mund të largohemi nga kjo me qartësi dhe respekt. Kjo më ka sjellë shumë paqe. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur. Është ajo që është”, ka thënë ajo, duke iu referuar fejesës me këngëtarin në korrik të 2018-ës, pak muaj pas ndarjes nga Gomez.

Justin dhe Selena ishin në lidhje dashuria (me pauza) për tetë vjet, ndërsa këngëtari kishte edhe lidhje të tjera si me Sofia Richie dhe e fundit me Hailey Bieber të cilën romancë e kurorëzoi edhe me martesë.

Për herë të fundit, ylli i hitit “Baby”, u pajtua me Gomez në fund të vitit 2017, duke u ndarë me të përfundimisht, në marsin e vitit të ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco