Vdiq sot, Coolio mbajti koncert në Kosovë, ja kur

Vdiq sot, Coolio mbajti koncert në Kosovë, ja kur

11:22, 29/09/2022

Ylli i “Gangsta’s Paradise”, Coolio, i cili vdiq sot në moshën 59-vjeçare, performoi në Prishtinë gjatë vitit 2002 para mijëra fansave.

Ai mbajti koncert pas luftës në Kosovë në kuadër të turneut të tij “USO”. Reperi gjithashtu pati performuar në atë kohë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Coolio, llogaritet të jetë reperi i parë ndërkombëtar, i cili mbajti koncertin në Prishtinë dhe kështu ai u hapi rrugë yjeve tjerë botëror për të performuar në shtetin më të ri të Evropës.

Artisti amerikan u gjet i vdekur në dyshemenë e banjës në shtëpinë e një miku të tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco