Feston ditëlindjen e 30-të, bashkëshortja me dedikim për Granit Xhakën: Të dua përgjithmonë

Feston ditëlindjen e 30-të, bashkëshortja me dedikim për Granit Xhakën: Të dua përgjithmonë

14:05, 27/09/2022

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen.

I lindur më 27 shtator të vitit 1992 në Zvicër, ai ka mbushur plot 30 vite jetë.

Me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e po ashtu edhe nga familjarët.

Një i tillë nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj – Xhaka, me të cilën ndan dy vajza.

Ajo ka përmbledhur në një video disa nga momentet e tyre të lumtura, që nga takimet e para.

“Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur”, nis postimi i Lekajt.

“Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar në vazhdim ajo.

Çifti theksojmë se janë bashkë prej vitesh e të martuar që nga viti 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco