Kënga më e dëgjuar momentalisht në planet i përket këngëtares shqiptare

Kënga më e dëgjuar momentalisht në planet i përket këngëtares shqiptare

10:40, 27/09/2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, është duke shijuar një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj të re.

“I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan është aktualisht kënga më e dëgjuar në planet.

Faqja  zyrtare Billboard Charts publikoi një status në rrjetin social Twitter, duke treguar pesë këngët më të dëgjuara dhe të shitura të javës.

Dhe në krye të këtij klasifikimi qëndron këngëtarja shqiptare me hitin e saj “I’m good (Blue)”.

E lumtur për këtë sukses, Rexha ndau me 10.7 milionë ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të këtij statusi.

Ditë më parë, ajo theu rekordin duke arritur për herë të parë në karrierë që të ketë një këngë në vendin e parë, si kënga më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco