Zbulohet epiteti aspak i bukur që stafi i Pallatit Mbretëror i kishte vendosur Meghan Markle

Zbulohet epiteti aspak i bukur që stafi i Pallatit Mbretëror i kishte vendosur Meghan Markle

09:53, 26/09/2022

Meghan Markle ishte një “sociopate narcisiste” e cila po planifikonte largimin e saj nga familja mbretërore që në fillim, sipas ish-stafit të saj. 

Një ‘sociopat narcisist’ është dikush që ka tipare të çrregullimit të personalitetit narcisist dhe antisocial.

Ata mund të kenë një ndjenjë të ekzagjeruar rëndësie dhe janë të gatshëm të manipulojnë të tjerët për të marrë gjërat që duan.

Burimet i thanë autorit Valentine Low, i cili shkroi “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, se anëtarët e stafit i vendosën këtë epitet Dukeshës së Sussex, sipas një raporti në ‘The Sun’.

Libri detajon sjelljen e supozuar të shëmtuar nga Meghan dhe bashkëshorti, Princi Harry, të cilët u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020.

“Të gjithë e dinin se institucioni do të gjykohej nga lumturia e saj. Gabimi që ata bënë ishte që menduan se ajo donte të ishte e lumtur”, citohet të ketë thënë një ish-punonjës. “Ajo donte të refuzohej, sepse ishte e fiksuar pas asaj narrative që nga dita e parë.”

Punonjësit dyshohet se pretenduan gjithashtu se Sussex-ët luajtën me ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco