Pamje nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, çifti pranë njëri-tjetrit nën tingujt e 'Can't Help Falling in Love'

21:02, 25/09/2022

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani këtë mbrëmje kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë. Kjo ditë do të mbahet mend përgjithmonë nga çifti i njohur.

Syri.net ka siguruar pamje nga dasma ku Armina dhe Shkëlzeni qëndrojnë pranë njëri-tjetrit nën tingujt e këngës ‘Can't Help Falling in Love’.

Në agroturizëm “Gjepali” janë rreth 300 të ftuar, miq e të afërm të familjes Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha hapi dasmën e të birit me një fjali të shkurtër, pasi siç tha ai dasma s'ka nëvojë për fjalë.

Ai uroi të birin Shkëlzenin dhe Arminën për kurorëzimin e dashurisë së tyre.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco