Një muaj pasi bënë kërkesën për divorc, Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij ribashkohen sërish

Një muaj pasi bënë kërkesën për divorc, Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij ribashkohen sërish

09:36, 24/09/2022

Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen, një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc.

Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”- sipas burimeve pranë çiftit.

“Page Six” konfirmon se çifti e kanë tërhequr kërkesën për divorc dhe tashmë dyshja duket po i zgjidhin gjërat mes njëri- tjetrit.

Na është thënë gjithashtu se fotografia që Stallone, 76 vjeç, postoi me atë dhe Flavin, 54, të kapur për dore të hënën, ishte “në mënyrën e tij duke paralajmëruar për atë që po vinte”.

Ylli i “Rocky” dhe themeluesja e  ‘Serious Skincare’ kanë rreth 25 vite martesë dhe kanë tre vajza: Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20 vjeç.

Flavin bëri kërkesë për divorc në gusht dhe u shfaq pa unazën e saj të martesës menjëherë pas kësaj. Më pas, Stallone u duk se ndërmori hapa të mëdha duke mbuluar dy tatuazhe që ai ia kishte dedikuar gruas së tij.

U qarkulluan disa thashetheme se pse çifi shkoi drejt ndarjes. Burimet më parë pohuan se çifti pati një grindje të fortë për blerjen e qenit të ri të yllit të “Rambo”.

Ata pretenduan se mosmarrëveshja dyshohet se çoi më pas në “një argument jashtëzakonisht të fortë që solli çështje të tjera” në martesën e tyre.

Më vonë, Stallone i mohoi këto thashetheme, duke thënë për TMZ:  “Ne nuk e përfunduam lidhjen me një argument kaq të parëndësishëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco