Thellohet drama e 'divorcit' Shakira- Pique/ Pas deklaratës së këngëtares, reagon futbollisti

Thellohet drama e 'divorcit' Shakira- Pique/ Pas deklaratës së këngëtares, reagon futbollisti

09:06, 24/09/2022

“Ndonjëherë ndihem sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment.”

Kështu e përkufizoi Shakira periudhën e ndarjes nga Gerard Pique.

Tre muaj pas ndarjes së tyre, këngëtarja vendoi të thotë fjalën e saj në një intervistë për “Elle”, ku ndër të tjera tregoi se ka qenë periudha më e erët e jetës së saj.

Pas deklaratave të Shakirës, së fundmi ka reaguar edhe futbollisti i cili e konsideron të gjithë këtë një viktimizim nga ana e ish-partneres së tij.

Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës.

“Kam kamping të paparacëve jashtë, përballë shtëpisë sime, 24/7”, shtoi Shakira.“Dhe nuk ka një vend ku mund të fshihem prej tyre me fëmijët e mi, përveç shtëpisë time. E dini, ne nuk mund të bëjmë një shëtitje në park si një familje e zakonshme ose të shkojmë të hamë një akullore ose të bëjmë ndonjë aktivitet pa paparacët që na ndjekin. Kështu që është e vështirë.”

Në fillim të qershorit, Shakira dhe Gerard – të cilët du lidhën në 2011 – konfirmuan së bashku ndarjen e tyre. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata në një deklaratë. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco