Ja kë konsideron burrat më të pashëm në botë Brad Pitt

Ja kë konsideron burrat më të pashëm në botë Brad Pitt

13:24, 22/09/2022

Brad Pitt ka zbuluar dy kolegë aktorë, të kaluar dhe të sotëm, të cilët i konsideron të jenë në krye të listës për sa i përket pamjes, karizmës dhe sharmit, në një intervistë për Vogue . 

“Ju e njihni botën e aktrimit, sepse është puna ime e përditshme… i pari është  Paul Newman ,” tha Brad. 

“Sepse ai ishte nje plak shumë hijeshi. Dhe sipas të gjitha raporteve ai ishte një qenie njerëzore vërtet e veçantë, dhuruese, e ngrohtë dhe e vërtetë.”

“Nëse do të më duhej të emëroja dikë që është prezent, do të duhej të them George Clooney, pse jo?” , tha me shaka Pitt, 58 vjeç duke vazhduar me shaka.

 “Sepse zakonisht, unë nuk flas për të, dhe ai nuk flet për mua. Dhe këtë herë po shkoj në anën tjetër, vetëm këtë herë.”

 Ylli i Hollivudian gjithashtu njoftoi linjën e tij të re të kujdesit për lëkurën, të quajtur 'Le Domaine Skincare' dhe zbuloi se cili nga ish-të e tij të famshëm ishte frymëzimi i tij.

“Më pëlqen ajo që ka bërë Gwyneth Paltrow ”, tha Pitt për revistën para se të vazhdonte: 

“Ajo është ende një shoqe vërtet e dashur dhe ajo ka ndërtuar këtë perandori. Ajo gjithmonë ka qenë kuratore e vetes. Në fakt, tani që e mendoj, ajo ishte ndoshta e para që më bëri të laja fytyrën dy herë në ditë... ndoshta.'

ImagePaul Newman

ImageGeorge Clooney

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco