Sarah Berisha flet për marrëdhënien që ka me Einxhel Shkirën pas thashethemeve që ato nuk flasin me njëra-tjetrën

Sarah Berisha flet për marrëdhënien që ka me Einxhel Shkirën pas thashethemeve që ato nuk flasin me njëra-tjetrën

12:24, 22/09/2022

Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha ka folur për angazhimet dhe jetën e saj private pas përfundimit të Big Brother VIP.

E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, Sarah është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me moderatoren, Einxhel Shkira me të cilën u tha se nuk flasin më pas BB VIP.

Sarah ka pranuar që nuk gëzon një shoqëri të afërt me Einxhel, por që raporti i tyre është korrekt.

“Më pengon kjo pjesa që bëhet krahasimi, PM dhe Dagz janë shok dhe koleg pune, më bezdis fakti që çfarë duhet të bëj një çift duhet të bëj edhe tjetër, jam e sigurt që edhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra, nuk jemi zënë asnjëherë as nuk kam përse është marrëdhënie shumë normale, nuk jemi siç kemi qenë brenda shtëpisë, janë prishur shoqëri edhe më të mëdha se ne”, është shprehur Sarah.

Ndërkohë, kujtojmë se që nga pjesëmarrja në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP, Sarah ka krijuar një romancë me DJ PM dhe dyshja po vazhdojnë të shijojnë historinë e dashurisë.

Madje çifti janë bashkë në pjesë më të madhe të kohës duke mos i kursyer as postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, çifti tjetër i krijuar në BB VIP, Eixhel dhe DJ Dagz janë në pritje për të bërë prindër për herë të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco