Mark Zuckerberg do të bëhet sërish baba, zbulon gjininë e fëmijës

Mark Zuckerberg do të bëhet sërish baba, zbulon gjininë e fëmijës

18:59, 21/09/2022

Mark Zuckerberg do të bëhet sërish baba. Themeluesi i kompanisë së famshme “Meta” zbuloi lajmin përmes një postimi në Facebook. Ai ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Priscilla Chan duke zbuluar se do të bëhen me një tjetër vajzë.

“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!”, shkroi ai. Kujtojmë që çifti i famshëm kanë dy vajza, Maxima Chan Zuckerberg, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2015 dhe August, që lindi në gusht 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco