Shakira 'makthi' i të dashurës së Pique-s! Reagimi i papritur i saj kur përmendet emri i këngëtares

Shakira 'makthi' i të dashurës së Pique-s! Reagimi i papritur i saj kur përmendet emri i këngëtares

15:15, 21/09/2022

Mesa duket Gerard Pique është lodhur mjaftueshën duke e fshehur lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n, ndërkohë që ishte me Shakirën, sa tani shfaqet hapur kudo me të.

Çifti më i ri janë fotografuar duke darkuar në një restorant në Paris. Pas shfaqjes së tyre dorë për dore në rrugët e Barcelonës, duket se dyshja së fundmi po shijojnë praninë e njëri-tjeterit edhe në qytetin e dashurisë.

Image

Mirëpo duke qenë se janë kthyer në kryefjalë të mediave botërore, fansat i kanë pikasur, madje edhe gazetarët me të cilët duket se Clara nuk ka një raport aspak të mirë.

“El Programa de Ana Rosa” të Telecinco në Spanjë së fundmi ka publikuar një video në të cilën Clara Chia teksa ecte nëpër rrugët e Barcelonës me një mikeshë, një gazetare e ka ndaluar duke i bërë pyetje të shumta për marrëdhënien e saj me lojtarin e Barcelonës, ndërsa shoqja e saj përpiqet të mbulojë kamerën.

Është vënë re nervozizmi i të dashurës së Pique-s, teksa përmendej emri i Shakirës.

E reja duke mos qenë e mësuar të jetë personazh publik, duket nervoze dhe jo në gjendje të përballojë pyetjet rreth ish-partneres së partnerit të saj.

Kujtojmë që marrëdhënia e Shakirës me yllin spanjoll të futbollit filloi në vitin 2011, një vit pasi u takuan për herë të parë kur Shakira publikoi këngën e saj të suksesshme të Kupës së Botës “Waka Waka”.

Dihet gjithashtu se Gerard Pique dhe Shakira ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ku këngëtarja insiston se do të zhvendoset në Miami së bashku me Sashën dhe Milan pas tradhtisë së Pique-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco