Provokim: Serbia kandidon në “Oscars” me filmin për “vuajtjet” e serbëve në Kosovë

Provokim: Serbia kandidon në “Oscars” me filmin për “vuajtjet” e serbëve në Kosovë

15:04, 21/09/2022

Filmi “Mrak” (Errësira) do të jetë kandidati i Serbisë për edicionin e 95-të të çmimit të madh “Oscar”. Ky film, siç shkruajnë mediat serbe, bën fjalë për “ditët e errëta të një familjeje serbe, të izoluar dhe të pambrojtur në Kosovë”.

"Tensioni, atmosfera, gjuha e mrekullueshme e filmit dhe me elementet e horrorit, filmi na prezanton një botë të frikës dhe të pasigurisë, e në të cilën tri gjenerata të një familjeje përpiqen të ruajnë, në dukje, një jetë normale”, thuhet në përshkrimin që Komisioni vlerësues ia ka bërë filmit të përzgjedhur për të kandiduar në kategorinë e “Filmit më të mirë ndërkombëtar”.

Në film bëhet fjalë për një familje që “përballet me tmerre”, një muaj pas trazirave të marsit 2004.

“Errësira” e Dushan Miliqiqit është bashkëprodhim me danezë, bullgarë, italianë e grekë.

Në tri rolet kryesore luajnë Danica Qurçiq, Slavko Shtimac dhe Miona Ilov.

Ceremonia e 95-të e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit do të mbahet në Los Angeles më 12 mars, 2023.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco