Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi: Martesa 30-vjeçare e prindërve të mi më ka frymëzuar të gjej shpirtin binjak

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi: Martesa 30-vjeçare e prindërve të mi më ka frymëzuar të gjej shpirtin binjak

09:34, 21/09/2022

Rita Ora vendosi të fliste më në fund për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në fshehtësi në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëfeu se është e dashuruar kokë e këmbë me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i popit  u shpreh se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e forte prej më shumë se 30-vite martesë.

Ajo foli teksa ishte e ftuar në podcastin me Jaime Winstone : ‘Jam shunmë e dashuruar, Amin!’.

Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur i kam dashur gjithmonë përrallat dhe kjo është ajo që kam bërë, jam rritur duke dashuruar.’

Për mamin dhe babin e saj, ajo shtoi: “Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçkaje, kështu që jam shumë e lumtur që e bëra. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco