Kryeministrja finlandeze 'nuk gjen qetësi', publikohet një tjetër video e saj duke festuar në një club nate

Kryeministrja finlandeze 'nuk gjen qetësi', publikohet një tjetër video e saj duke festuar në një club nate

15:44, 19/08/2022

Pas publikimit të një video ku shihet teksa Marin feston me miqtë e saj në një festë private, të tjera pamje kanë dalë këtë të premte, këtë herë, kryeministrja shfaqet në një klub nate.

Mediat kanë publikuar një video ku shfaqet kryeministrja finlandeze duke kërcyer në krahët e një mashkulli në një klub nate. Pamjet janë të regjistruara më 7 gusht rreth orës 4 të mëngjesit.

Sipas mediave finalndeze, “mashkulli misterioz” nuk është bashkëshorti i saj, Martin Raikonnen, por një kantautor i njohur në vend, Olavi Uusivirta. Por sërish këto pretendime nuk janë pohuar nga kryeministrja Marin.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, kryeministrja finlandeze kërcen e përqafuar me djalin, ku në një moment, ai i afrohet dhe e puth në qafë, teksa dorën e mban në fundshpinën e Marin.

Për gazetën finlandeze Seiska, kanë folur disa dëshmitarë që kanë parë kryeministren Marin të hynte në lokal rreth orës 2 të mëngjesit. Sipas tyre, ajo ka kërcyer në të njëjtën mënyrë me disa meshkuj.

“Ajo ka kërcyer me 3 burra të ndryshëm, me aq sa pashë unë. Më pas, ajo u ul në prehërin e dy prej tyre. Unë me miqtë e mi pyetëm veten nëse është ende e martuar. Unazën e mbante ende në gisht” – tha një prej dëshmitarëve, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga media finlandeze.

Një ditë më pas, sipas mediave vendase, Marin doli në një sërë konferencash për shtyp, ku dukshëm dukej zëri i saj i ngjirur.

Kjo video vjen disa ditë pasi në rrjet u publikua një tjetër video ku shfaqet Sanna Marin teksa feston me miqtë e saj në një festë private.

Ajo shfaqet në video duke kërcyer e kënduar, teksa miqtë e saj bërtasin në video “kokainë”. Në një konferencë për mediat, Marin tha se askush nuk kishte përdorur substanca të ndaluara, teksa shton se kishin konsumuar vetëm alkool.

Për këtë, ajo u vendos në qendër të kritikave ku deputetët e opozitës i kërkuan që të kryente një test droge dhe të bënte publike rezultatet.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco