Johnny Depp akuza të rënda ndaj Amber Heard: Ajo ishte një prostitutë luksi

Johnny Depp akuza të rënda ndaj Amber Heard: Ajo ishte një prostitutë luksi

12:59, 18/08/2022

Beteja mes Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon muaj pas gjyqit dhe dënimit të saj. Përgjatë këtyre ditëve kanë rrjedhur dokumente të shumta lidhur me të dy, njëri prej tyre aludon për të shkuarën e supozuar të aktores përpara se të ishte me Depp.

Në dokumentet e paraqitura në gjyq, Johnny Depp akuzon ish-gruan e tij se ka qenë një prostitutë luksi përpara se të dilte me të.

Për të gjitha këto, Amber Heard e kishte akuzuar ish-in e saj për paraqitjen e informacioneve të parëndësishme që kanë të bëjnë me persona të tjerë dhe që nuk kanë të bëjnë me çështjen që u përballën në gjyq, siç zbulohet nga portali “RadarOnline”.

Sipas të njëjtës media, një tjetër akuzë tregonte për mosfunksionim erektil të supozuar, e cila ishte hedhur poshtë. Sipas mbrojtjes së Heard, ky fakt do të kishte një rëndësi të madhe, pasi do të shpjegonte arsyen pse Depp kishte abuzuar seksualisht me të.

Motra e Amber Heard rrëfen se aktorja i kafshoi gishtin Depp, por jo vetëm kaq. Më shumë detaje janë ende duke u zbuluar se çfarë ishte ajo marrëdhënie. Motra e Amber Heard, Whitney Henriquez, i tha ish-shefit të saj se aktorja i kafshoi gishtin Johnny Depp kur ai i hodhi një shishe vodka asaj, sipas “TMZ”.

Dokumentet e pavulosura tregojnë një deklaratë nga Jennifer Howell, ish-shoqja dhe shefi i motrës së Heard, duke diskutuar incidentin (kafshimin e gishtit) që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco