Raporti i FBI-së zbulon sherrin e dhunshëm mes Jolie dhe Pitt në avionin privat

Raporti i FBI-së zbulon sherrin e dhunshëm mes Jolie dhe Pitt në avionin privat

12:52, 18/08/2022

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin një nga çiftet më të dashur deri në momentin që ata njoftuan ndarjen e tyre, dhe marrëdhënia mori një kthesë të papritur në të cilën përfshihen akuza dhe gjyqe.

Së fundmi është bërë pjesërisht publik një raport i FBI-së, ku përshkruhet një konflikt i ndodhur brenda avionit të tyre privat pak ditë para se aktorja ti kërkonte Pitt divorcin, në 2016.

Në raport thuhet se gjatë një konflikti, i cili ka qenë dhe fizik, Brad Pitt i tha Angelina Jolie se një nga fëmijët e saj ‘dukej si një fëmijë kolumbian’ dhe tha se ajo po ‘shkatërronte familjen’.

Komenti i dyshuar i Pitt duket se i referohej masakrës së shkollës së mesme Columbine në vitin 1999, ku nxënësit e klasës së 12-të Eric Harris dhe Dylan Klebold vranë 12 fëmijë dhe një mësues në Kolorado.

Jolie tha se kishte pasur ‘tension’ mes saj dhe ish-bashkëshortit të saj, duke shtuar se veprimet e Pitt e kishin bërë atë të ndihej ‘si një peng’ në bord, zbulon më tej  raporti i FBI-së, i parë nga NBC .

Ai dyshohet se e përplasi aktoren në mur pas një debati mes tyre, ndërsa filloi t’u bërtiste dhe fëmijëve, të cilët ishin të shokuar.

Pasi një nga fëmijët e ish-çiftit e kishte quajtur babanë e tyre “pr***” gjatë përleshjes, Jolie dyshohet se u përpoq të mbyste Pitt.  Sherri u ndal pas ndërhyrjes së personelit, ndërsa avioni u ndal pak më vonë. Të dy aktorët përfunduan me gërvishtje dhe lëndime në trup, ndërsa fëmijët ishin të frikësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco