Zhade dhe Lukas ishin të lidhur edhe në jetën reale, ky është djali i tyre

Zhade dhe Lukas ishin të lidhur edhe në jetën reale, ky është djali i tyre

11:20, 18/08/2022

Si duket historia e Zhades dhe Lukasit i bëri  aktorët, Giovanna Antonelli 46 vjeç dhe Murilo Benício 50 vjeç  të bijnë në dashuri edhe në jetën reale.

E nga kjo  marrëdhënie e cila nuk ishte jetë gjatë dhe përfudoi në vitin 2005 , ata kanë një djalë. Ai quhet Pietro dhe aktualisht është 17 vjeç.

Në një intevistë për mediat braziliane, ai foli për të ardhmen e tij dhe tashmë e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndjekë karrierën e prindërve.

“Jam shumë i pasigurt, ka shumë gjëra që më interesojnë. Nuk do të bëhem aktor, do ta them së shpejti. Nuk e di ende se çfarë do të bëj”, tha ai.

“Ky profesion është aq i vështirë, aq i komplikuar, saqë edhe jemi të lehtësuar”, ka komentuar Murilo (Lukas).

Giovanna dhe Murilo kujtuan prapaskenat e “Klonit ” dhe si ishte partneriteti në atë kohë.

“E kam njohur Murilon me punën e tij para telenovelës. Kur kuptova se do të ishte ai, u lumturova sepse mendova se ai ishte një aktor i mrekullueshëm, do të ishte mirë që ne të punonim së bashku”.

“Rezultati ishte i pabesueshëm jo vetëm në ekran, por edhe në jetën tonë personale. Kishim Pietron, i cili është ky djalë i jashtëzakonshëm që është një dhuratë në jetën tonë për shkak të këtij takimi”, tha aktorja./21Media

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco