Arjola Demiri iu kundërpërgjigjet atyre që kanë dyshime për mëmësinë e saj: Jam nënë dhe baba

Arjola Demiri iu kundërpërgjigjet atyre që kanë dyshime për mëmësinë e saj: Jam nënë dhe baba

11:20, 18/08/2022

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, e ka rrëfyer disa herë historinë e saj të trishtë të jetës.

Veçanërisht gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja tropojane ka treguar vështirësitë e të qenurit nënë dhe baba për fëmijët e saj, pasi ajo jeton e ndarë nga ish-bashkëshorti me të tre fëmijët.

Por pavarësisht kësaj, ajo duket se ende përballet me pyetje të tipit se “si ia del”, dhe për të gjithë ata që shprehin dyshime mbi këtë, Demiri u përgjigj së fundmi përmes një video në TikTok dhe Instagram.

 

Aktorja e filmit “I love Tropoja” publikoi një video-selfie, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar: “Kur je edhe nënë edhe baba vet”.

Përgjatë videos, dëgjohet një zë në anglisht që citon: “Unë vërtet mund të them se e dua të qenurit nënë, por gjithë ditën vëlla? Jam gati të bëhem një baba tani”.

E sqarimin përfundimtar ajo e dha në mbishkrimin e videos në Instagram, ku Arjola shkroi: “Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi! Ju them: Nga mami kthehem në babë, që të mos duket e vështirë”.

Krejt kjo duket se vjen në sajë të disa komenteve që ajo ka marrë në rrjetet sociale, ku disa ndjekës e pyesnin se si e gjen kohën të jetë me fëmijët e saj, kur bën kaq shumë pushime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco