'Ke firikë se të zë syri i keq?' Eni Koçi zbulon detaje të reja rreth pritjes së ëmbël

'Ke firikë se të zë syri i keq?' Eni Koçi zbulon detaje të reja rreth pritjes së ëmbël

14:01, 17/08/2022

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të një vajze. Këngëtarja tashmë ka hyrë në javën e 30 të shtatzanisë.

Image

Çifti vendosën ta bënin të ditur lajmin në projektin e tyre muzikor ku aty zbuluan dhe gjininë e bebushit. Këngëtarja tashmë po i shijon muajt e ëmbël larg syrit të publikut, ku është treguar goxha e rezervuar sidomos në rrjetet sociale, ku ajo ka qenë gjithmonë aktive.

Së fundmi Eni ka realizuar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale, ku janë bërë pyetje të shumta rreth shtatzënisë së  artistes.

Ajo ka treguar se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj dhe është shprehur se dhurata më e mirë që mund të bëj vetes është të qëndroj për pak kohë larg rrjeteve sociale.

Shumë prej tyre janë kurioz të dinë se çfarë emri i ka vendosur çifti vogëlushes së tyre por Eni ka zgjedhur të mos e zbuloj ende për publikun.

Image

Image

Mirëpo gjithë kjo privatësi dhe mospublikimi i mazheve me barkun e rrumbullakosur, i ka bërë ndjekësit të jenë akoma dhe më shumë kurioz se perse këngëtarja ka bërë një zgjedhje të tillë.

“Përse je kaq private në lidhje me ekspozimin e barkut në shtatzëni apo ke frikën e mësyshit?”- e pyeti një ndjekës, ndërsa Eni u shpreh se dëshiron që këtë ekperiencë të veçantë ta ruajë privatisht, ku shtoi se dhe barku nuk i dallohet shumë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco