Martesë e re në Hollywood?! Detaji në dorën e yllit të 'Stranger Things' po bën lëmsh rrjetin

Martesë e re në Hollywood?! Detaji në dorën e yllit të 'Stranger Things' po bën lëmsh rrjetin

13:38, 17/08/2022

Millie Bobby Brown dhe i dashuri i saj Jake Bongiovi rrezatonin dashuri teksa ndanë një puthje gjatë një shëtitjeje në Nju Jork.

Në këtë dalje publike ra në sy një unazë diamanti në gishtin e aktores së “Stranger Things”.

Image

Nuk dihet nëse unaza është thjesht një aksesor apo ndoshta një unazë propozimi, megjithëse prindërit e Jake u martuan në moshë të re: Jon dhe Dorothea ishin të dy rreth 27 vjeç kur u martuan në 1989.

DailyMail.com ka kontaktuar me menaxherin e Brown për më shumë informacion mbi unazën.

Aktorja britanike shkëlqeu me një veshje “casual” me pantallona te shkurtra xhins dhe krop në ngjyrë blu.

Image

Ndërkohë Jake Bongiovi dukej plotë stilme një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra, të cilat i ka shoqëruar me atlete të zeza. Çifti i ri u mbajt për dore teksa po kalonin rrugës së bashku.

Dyshja ndezi thashethemet për romancë për herë të parë në verën e vitit 2021.

Më pas Millie e prezantoi Jake me ndjekësit e saj në qershor 2021 me një foto të tij të postuar në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco