Reperët italianë sulmojnë emigrantin në rrugë: Do të të vrasim se je i zi

Reperët italianë sulmojnë emigrantin në rrugë: Do të të vrasim se je i zi

11:49, 16/08/2022

Dy reperët italian Jordan Jeffrey Baby dhe Traffik kanë sulmuar një emigrant. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Monzës, ku dy autorët kanë kërcënuar 41 vjeçarin me origjinë nga Senegali, i kanë shkatërruar biçikletë dhe më pas videon e kanë postuar në rrjete sociale.

Emigranti po ecte përgjatë nënkalimit të këmbësorëve në stacionin Carnate kur pa dy djem që iu afruan. Ata filluan t’i bërtasin, më pas i kanë nxjerrë thikat dhe e kanë kërcënuar me vdekje. I frikësuar, ai ka braktisur biçikletën dhe çantën e shpinës.

“Duam të të vrasim se je i zi”, kanë thënë ata ndërsa e ndiqnin me thikë në dorë. Jordan, 25-vjeçari nga Brianza si dhe Traffik nga Roma, janë emra të njohur për policinë pasi akuzohen për grabitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco