Ndërron jetë aktori i mirënjohur Pandi Siku

Ndërron jetë aktori i mirënjohur Pandi Siku

09:38, 16/08/2022

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një nga aktorët e mirënjohur të saj, Pandi Sikun, në moshën 73-vjeçare. Pandi Siku la gjurmë në mendjet çdo artedashësi shqiptar me interpretimet e tij në filma dhe teatër.

Pandi Siku lindi në vitin 1949. Aktor. Lindi ne Tirane, me 28 korrik. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, dega e drames, me 1972, filloi pune ne Teatrin Popullor, vazhdoi aty deri me 2001, kur emigroi ne SHBA.

Ka luajtur kryesisht role te dyta, si ne shfaqjet Epoka para gjyqit (Shpend Dragobia, 1978), Furrnalta (Bardhi, 1979, me et cilin fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” ne rolet e dyta), Romeo dhe Zhuljeta (Merkucio, 1987), Dy zoterinj nga Verona (Valentini, 1990), Quo Vadis (pjesetar i Kori, 1997, me te cilin fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” per role te dyta).

Aktrimi i tij shquhet per gjallerine e veprimit, duke krijuar me se shpeshti atmosfere gazmore ose nje veprim energjik, sidomos ne kryerjen e funksionit prej “korifeu” sa i perket reagimeve masive, cka e ka ushqyer situaten skenike me optimizem dhe hove lirike, humoristike. Ka nje plastike te zhdervjellt, krijon karaktere te gjalle me kahe dhe esprit e natyres popullore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco