53 vjeç por Jennifer Aniston mahnit me format e saja trupore

53 vjeç por Jennifer Aniston mahnit me format e saja trupore

08:28, 16/08/2022

Jennifer Aniston mund të jetë në të pesëdhjetat e saj, por ajo ende duket po aq e tonifikuar sa kur luante Rachel Green tek seriali i njohur ‘Friends.’

53 vjeçarja e dëshmoi këtë kur ndau disa foto me bikini nga pushime te saj të fundit në plazh me miqtë e saj.

Në një foto aktorja shihet e shtrirë në breg dhe në një tregon të pasmet e tonifkuara të saj.

Në fillim të këtij viti, aktorja e Morning Show tregoi për revistën First For Women se si arrin të jetë kaq në formë.

Ajo pranoi se e mban dietën nën kontroll duke e nisur ditën e saj me ujë të ngrohtë me limon dhe gjithashtu ngjet shkallët çdo ditë.

Në rubrikën me titull “Curbs Cravings: Breakfast With A Twist”, bukuroshja bjonde tha:

“Gjatë karantinës më pëlqente të gatuaja”.

Aktorja e Cake shtoi: “Kur zgjohem kam ujë të ngrohtë me limon, pastaj një shake ose avokado dhe vezë. Kam gjetur mënyra për të bërë vezë në çdo mënyrë.

Këshillat kryesore të Jennifer për të pasur një trup perfekt

Filloni ditën me ujë të ngrohtë me limon

Hani proteina për mëngjes si vezë dhe tërshërë

Nëse dëshironi, shtoni avokado

Ushtrohuni çdo ditë

Ushtrimet kardio si ngjitja e shkallëve është argëtuese

Provoni të kërceni me litar  

Merrni kohë për të medituar dhe vlerësuar ditën

Mundeni stresin duke larë enët dhe duke organizuar shtëpinë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco