Mariah Carey-t i grabisin shtëpinë teksa ishte me pushime!

Mariah Carey-t i grabisin shtëpinë teksa ishte me pushime!

13:45, 15/08/2022

Mariah Carey duhet të jetë më e kujdesshme kur poston foto nga pushimet.

“Page Six” ka mësuar se në korrik, ndërsa Carey ishte me pushime në Capri të Italisë, shtëpia e saj në Atlanta u grabit.

Policia e ka konfirmuar vjedhjen, por meqenëse “ky është ende një hetim i hapur, informacioni është i kufizuar”.

Ende nuk dihet se çfarë është vjedhur nga shtëpia e këngëtares prej 5.6 milionë dollarësh. Carey bleu shtëpinë me nëntë dhoma gjumi dhe 13 banjo në nëntor të vitit 2021. Shtëpia përmban gjithashtu një pishinë, fushë tenisi dhe një shesh për lojëra.

Kujtojmë se së fundmi Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco